Përmbysja e autobotit me gaz në rrugë, hapet pika kufitare e Qafë Thanës pasi bllokimit prej dy ditëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2026, 19:02
Është hapur pika kufitare e Qafë Thanës, pas përmbysjes së autobotit me gaz në rrugë.
Nga informacionet më të fundit, bëhet me dije se është zhbllokuar rruga ku kishte ndodhur aksidenti i autobotit me gaz, pasi është hequr ky i fundit nga rruga.
Aksidenti ndodhi dy ditë më parë më 30 dhjetor dhe pavarësisht përpjekjeve, është arritur të hiqet këtë pasdite ndërsa do të fillojë qarkullimi i mjeteve normalisht në këtë pikë kufitare.
Gjatë ditëve që dogana ishte e bllokuar, qarkullimi u drejtua në doganën e Tushemishtit dhe atë të Goricës.
