Meta: Zgjedhjet në Kosovë, triumf i votës së lirë dhe shembull i demokracisë në rritje

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e Kosovës, ku i cilësoi si një triumf i votës së lirë dhe një shembull frymëzues i funksionimit të demokracisë në rritje.

Me anë të një postimi në Facebook, Kosova dëshmoi edhe njëherë se organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të barabarta është plotësisht i mundur, kur funksionojnë institucionet e pavarura dhe ndarja e pushteteve Gjithashtu Meta ka uruar dhe kryeministrin Albin Kurti për fitoren dhe suksesin në zgjedhjet parlamentare.

"Zgjedhjet në Kosovë ishin një triumf i votës së lirë dhe një shembull frymëzues i funksionimit të demokracisë në rritje. Kosova dëshmoi edhe njëherë se organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të barabarta është plotësisht i mundur, kur funksionojnë institucionet e pavarura dhe ndarja e pushteteve. Shumë pozitiv zhbllokimi i mbështetjes europiane dhe shumë premtuese njohjet e fundit ndërkombëtare të Kosovës.

Gjithashtu, shumë i qartë qëndrimi i SHBA kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan. Urime vëllazërore qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që konfirmuan progresin e pandalshëm demokratik dhe funksionimin e plotë të shtetit!

Urime Kryeministrit, Albin Kurti për suksesin në zgjedhjet parlamentare dhe besimplotë se e gjithë klasa politike do të bashkëpunojë për arritjen sa më parë të objektivave madhore që e afrojnë Kosovën me BE dhe e bëjnë anëtare të NATO-s," tha Meta.