FOTO/ Cisterna e gazit përfshihet nga flakët në aksin Peqin–Elbasan, bllokohet përkohësisht qarkullimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2025, 16:26
Një cisternë gazi është shkrumbuar plotësisht nga zjarri, mesditën e sotme në aksin rrugor Peqin–Elbasan, në zonën e Pajovës.
Mësohet se zjarri ka përfshirë mjetin brenda pak minutash, ndërsa tymi i dendur është parë nga larg, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës dhe gjitahshtu tek drejtuesit e mjeteve.
Bëhet me dije se, për shkak të sigurisë ndaj qytetarëve, qarkullimi në këtë segment rrugor është bllokuar përkohësisht.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe sigurimin e perimetrit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërkohë, shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet përkatëse.
