Kujdesi në ditët e festave/ Hoxha: Duhet më shumë vëmendje dhe statistika më të sakta

 

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", ishte eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha, i cili vuri në dyshim saktësinë e statistikave zyrtare për aksidentet, duke theksuar nevojën për të dhëna më të detajuara, ndërsa pranoi se është bërë një punë e mirë dhe e dukshme nga qeveria në këtë drejtim.

" Unë nuk jam shumë besimplotë i këtyre shifrave sepse ka disa probleme që nuk shkojnë këtu. Po të shofësh sasinë e personave që kanë humbur jetën është e madhe. 

Ku e humbën jetën këta persona? E dyta është INSTATi duhet të thotë sesa ka karambole bëhen, pra karambol do te thotë kur përplasen dy automobila dhe nuk shkaktojnë humbjen e jetës por dëmtohen automobila, pastaj bëhet shumatorja e aksidenteve.

Çfarë ndodh? Regjistrohen vetëm ato që kanë sjell pasoja, por në fakt edhe një person tjetër që është plagosur lehtë nuk evidentohet fare, por edhe ai është dëmtim. Kërkohet një statistikë më e hollësishme. Ne kemi statistika të cunguara. Ne kemi vetëm dy gjëra, sa veta kanë humbur jetën dhe sa aksidente kanë ndodhur. 

Do të thoja që është bërë një punë e mirë, është bërë një punë e dallueshme.

Veçanërisht është bërë një punë e mirë nga qeveria në këtë drejtim", u shpreh Hoxha.