VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (29 dhjetor 2025)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Alpet, Europa Lindore dhe rajoni i Balltikut do të përjetojnë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe dëbore, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit do të mbetet me mot të kthjellët, por të ftohtë si pasojë e masave ajrore verilindore.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket  vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Vendi do të ketë mot të qëndrueshëm, të kthjellët dhe të ftohtë paradite, ndërsa pasditja dhe nata do të sjellin shtim të vranësirave pa reshje. Temperaturat do të zbresin nga -5°C në 14°C, ndërsa era fryn verilindore mbi 45 km/h, duke krijuar dallgëzim deri në 3 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme,Pjesa më e madhe e Europës do të dominohet nga mot i kthjellët dhe i ftohtë për shkak të masave polare, ndërsa Europa Lindore, rajoni i Balltikut dhe brigjet e Detit të Zi do të përfshihen nga reshje dëbore, shiu dhe stuhi ere.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Paraditja do të nisë me kthjellime dhe vranësira, pasditja vjen me reshje të pakta shiu në Ultësirën Perëndimore dhe dëborë në zonat malore Lindore.

Temperaturat do të luhaten nga -4°C deri në 13°C, ndërsa era fryn  juglindore me 40 km/h,  duke krijojuar dallgëzim 2 ballë.

Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.