Shpërthen kutia elektrike e sahateve në një pallat në Shkodër, dëmtohet punonjësi i OSHEE-së

Një punonjës i OSHEE-së u plagos pas shpërthimit të një kutie elektrike në një pallat në Perash, Shkodër.

Ngjarja ndodhi teksa punonjësi po hapte kutinë për të lexuar matësin elektrik.

Ai u transportua menjëherë në Spitalin e Shkodrës dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e shpërthimit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike.

Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë.