EMRI/ Ja kush është viktima e shpërthimit në Shkodër, policia: Shpërtheu boksi elektrik
Policia e Shkodrës ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Manush Alimani”, ku një person humbi jetën pas një shpërthimi në hyrje të një pallati.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rreth orës 10:10 dyshohet se ka shpërthyer kutia e matësve të energjisë elektrike.
Si pasojë e shpërthimit, Hysni Ymeri 55 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Manush Alimani”. Më herët, u raportua se ishte shpërthim më tritol në shkallën e pallatit.
“Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike.
Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.”,thuhet në njoftimin e policisë.

