Shtyhet sërish gjyqi për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko!

 

Gjyqi ndaj Leonard Dukës, i akuzuar për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko në gusht 2019, është shtyrë sërish. Leonard Duka nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa në sallë ishin nëna dhe motra e viktimës.

Mbrojtja kërkoi shtyrjen për të paraqitur konkluzionet së bashku me të pandehurin, kërkesë që u pranua nga gjykata. Seanca e radhës do të mbahet më 16 janar në orën 13:30.

Top Channel Anila Hoxha