Aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë, dy persona përfundojnë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2025, 15:56
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Korçë–Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një tokë bujqësore anës rrugës.
