Maturantët ekselencë, Rama: Medalistët e artë të gjimnazit janë forca e një shembulli të shkëlqyer
Në nisje të episodit të fundit për këtë sezon të podkastit “Flasim”, Kryeministri Rama bëri një përmbledhje të çështjeve kryesore të javës.
Rama foli për takimin që ai pati në Kryeministri me 190 maturantët ekselentë.
DEKLARATA E RAMËS
Një nga momentet më frymëzuese të javës ishte mikpritja e jo pak, por 190 maturantëve ekselentë nga e gjithë Shqipëria, të cilët u nderuan me plot meritë me Medaljen e Artë.
Shembujt janë thelbësorë për çdo shoqëri dhe Medalistët e artë të gjimnazit janë forca e një shembulli të shkëlqyer, janë fëmijë që vijnë nga familje me status të ndryshëm social dhe ndër ta, ka fëmijë që vijnë edhe nga familje që mezi e arrijnë fundin e muajit, por shembulli i tyre na thotë të gjithëve se mund të kërkosh dhe të gjesh me plot të drejtë justifikime për të mos bërë atë që duhet, por kjo botë është e atyre që nuk kërkojnë justifikime, por që ecin përpara për të bërë atë që duhet.
Dhe dua t’u uroj nga zemra të gjithë atyre fëmijëve që të rriten kështu, me ambicie dhe pa u dorëzuar kurrë në rrugën për realizimin e ëndrrës së tyre.

