Ndërtim i paligjshëm në Cërrik, procedohet penalisht një 40-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2025, 15:29
Policia e Cërrikut ka proceduar penalisht një shtetas 40-vjeçar, i cili u kap duke kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente.
Shtetasi me iniciale Q. R. do të përballet me drejtësinë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit.
