Konflikt për arsye banale në Elbasan/ Tre persona nën hetim penal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2025, 15:21
Tre shtetas janë proceduar penalisht nga Policia e Elbasanit, pas një konflikti fizik të ndodhur për motive të dobëta.
Sipas policisë, shtetasit M. H., 40 vjeç, R. Xh., 26 vjeç dhe A. L., 54 vjeçe janë përfshirë në përplasje fizike, ndërsa dy prej tyre kanë dëmtuar me sende të forta automjetin e njërit prej të përfshirëve.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
