FORCOHET MBROJTJA E DENONCUESVE/ Mbi 1 mijë ankesa të trajtuara që nga 2024, merren masa

Ligji për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve po forcon mbrojtjen për personat që denoncojnë shkelje ndersa janë zgjeruar llojet e shkeljeve që mund të raportohen dhe përfshin edhe mbrojtjen për familjarët apo persona të lidhur me sinjalizuesin. Që prej 2024 janë trajtuar mbi 1 mijë ankesa dhe institucionet kanë marrë masa konkrete, ndërsa pritet edhe një vlerësim i zbatimit të ligjit.

Ligji për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve është tashmë pjesë e kuadrit të ri rregullator, i miratuar në Këshillin e Ministrave dhe i kaluar për shqyrtim në Parlament.

Ai është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me ILDKPI-në, si institucioni përgjegjës për zbatimin e tij.

Ligji sjell risi të rëndësishme, duke zgjeruar rrethin e personave të mbrojtur dhe spektrin e shkeljeve që konsiderohen sinjalizime, si dhe duke ulur numrin e subjekteve private të detyruara për zbatim.

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit mbetet prioritet për qeverinë. Që prej janarit 2024, politikat kundër korrupsionit drejtohen nga një ministër i dedikuar, me fokus forcimin e kapaciteteve institucionale.

Në vijim, pritet një vlerësim i zbatimit të ligjit, me synim rritjen e transparencës dhe besimit të qytetarëve.