Rrëfimi i rrallë i Hamdi Jupes për Kadri Roshin dhe Servet Pëllumbin

 

Gazetari i njohur Hamdi Jupe ka rrëfyer një episod të rrallë nga koha kur shërbente si shef kabineti i kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi.

Ai kujton vizitën në spital te Artisti i Popullit Kadri Roshi, i cili kërkoi të mbetej vetëm me Pëllumbin për t’i bërë një lutje prekëse: ndihmë financiare për bashkëshorten e tij, pasi familja po përballej me vështirësi të mëdha ekonomike.

Sipas Jupes, me urdhër të kryetarit të Kuvendit u gjet një zgjidhje ligjore për ta ndihmuar aktorin në ditët e fundit të jetës, një akt human që ai e cilëson si “shpërblimin më të bukur” të karrierës së tij.