VIDEO/ Besimtarët e krishterë në Lushnje lutje dhe urime për Krishtlindjen

Në kishat Katolike dhe Orthodokse të Lushnjës qindra besimtarë kanë marrë pjesë në meshën e Krishtlindjes.

Përmes dritës së qirinjve ata kane shprehur lutjet dhe urimet për këtë ditë të shenjtë të lindjes së Jesus Krishtit.

Ritet fetare kanë zgjatur disa orë, ku përmes skenës së improvizuar të lindjes se Krishtit janë kënduar këngë e cituar vargje nga Bibla.

Mesazhin e urimit nga Kisha Katolike do ta jepte Don Mark Tusha.