Atmosferë festash! Tushi: Në këto ditë lind mundësia për të komunikuar dhe gëzuar me njëri-tjetrin. Ne si shqiptarë kemi një traditë shumë të mirë
Qytetarët shqiptarët po përjetojnë ditë festash dhe po bëhen gati për të pritur ndërrimin e viteve.
Sociologu gëzim Tushi në një intervistë për “Ora News” u shpreh se në këto ditë lind mundësia për të komunikuar dhe gëzuar me njëri-tjetrin.
“Unë besoj se njerëzit janë të vetmet qenie që festojnë dhe që i presin me kënaqësi këto ditë të veçanta, ku kanë mundësi të socializohen, të komunikojnë me njëri-tjetrin, të shkëmbejnë dhurata sipas mundësive.
Ndaj e gjithë kjo atmosferë në përgjithësi është pozitive, pavarësisht situatave ekonomike që ka pasur familja shqiptare, apo problemet e përbashkëta që kemi si shoqëri.
Ne si shqiptarë kemi një traditë shumë të mirë në marrëdhënie me festat”, u shpreh ndër të tjera sociologu Gëzim Tushi.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME SOCIOLOGUN GËZIM TUSHI

