Gurra: Mozaiku fetar shqiptar, një trashëgimi historike që i ka mbijetuar perandorive
I ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News”, myftiu Ylli Gurra theksoi se bashkëjetesa fetare në Shqipëri nuk është vetëm një e vërtetë fetare, por edhe një realitet shekullor e njerëzor që përfaqëson autenticitetin e kombit shqiptar ndër shekuj.
“ E vërteta jonë përveç të vërtetës fetare është dhe e vërtetë shekullore,njerëzore, pra e vetë autenticitetit tone si komb. Pra, ne nuk jemi mozaiku fetar I vetëm pas viteve 90' apo para 67'.
Qoftë krishtërimi, qoftë islami vijnë nga Lindja, pra aty është Jeruzalemi, Palestina dhe Meka e sotme, pavarësisht se është Arabia Saudite.
Kjo do të thotë se perandoritë kanë lënë gjurmët e tyre edhe në Shqipërinë kaq shumë të rrudhur sot dhe e vuajmë prej shekujsh, dhe islami gjithashtu.
Ka qenë një përzgjedhje duke pare specifikat historike të atyre shekujve që shqiptarët, ne nuk njohim shifra disa milionshe si popullsi, edhe më përpara. Pra, jemi një komb I vogël dhe në këtë komb të vogël kemi një mozaik shumë interesant që u ka mbijetuar perandorive”, u shpreh Gurra.
