VIDEO/ FIERI FESTON! Imzot Nikolla: Krishtlindja, dita ku dashuria flet me gjuhën e saj të vërtetë dhe urrejtja sfidohet
Kisha e Shën Gjergjit në Fier me rastin e Krishtlindjeve ka pritur qindra besimtarë, të cilët kanë ndjekur mëngjesin e sotëm meshën e mbajtur me këtë rast.
Hirësia e tij, Metropoliti i Fierit dhe Apollonisë, Imzot Nikolla, në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve dhe gjithë komunitetit ka përcjellë urimin për më tepër mirësi dhe mbarësi në çdo familje besimtarësh.
“Krishtlindja, është një ditë ku dashuria flet me gjuhën e saj të vërtetë dhe urrejtja sfidohet. Lindja e Jezu Krishtit birit të Perëndisë simbolizon dashurinë e Zotit për njeriun për të cilën ai erdhi mes nesh dhe kjo dashuri kërkohet të mbretërojë kudo në tokë në të gjithë njerëzimin”, tha ai.
Ndërkohë me qirinj në duar besimtarë të grupmoshave të ndryshme kanë përcjellë urimet e tyre për më shumë harmoni e dashuri me njëri- tjetrin, ndërsa nuk kanë kursyer edhe mesazhet për politikën.
Mesazhet e Krishtlindjes, edhe besimtarët Ortodoksë kremtojnë Lindjen e Krishtit
