Ortodoksët festojnë Krishtlindjen, At Grigor Pelushi: Është dita kur Perëndia vendos të përmbushë premtimin e tij
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2025, 11:46
Në Katedralën Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, u zhvillua mëngjesin e kësaj të enjteje të 25 dhjetorit, Liturgjia Hyjnore për Lindjen e Krishtit.
Mesha e Shenjtë e Krishtlindjeve u drejtua nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij imzot Joani, bashkë me klerikë të kryepeshkopatës.
Besimtarët e shumtë që mbushën Katedralen, morën mesazhe shprese në ditën e lindjes së Jezu Krishtit.
Pas meshës, At Grigor Peleshi në një prononcim për “Ora Neës” solli në vëmendje rëndësinë e kësaj dite të shënuar.
“Është dita kur Perëndia vend të përmbushë premtimin e tij”, u shpreh At Grigor Pelushi.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME AT GRIGOR PELUSHI
