Muça: Shkëlqimi i Krishtlindjes është i përkohshëm, mesazhi i saj është i përjetshëm
Pastori Fitor Muça, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, foli mbi domethënien e vërtetë të Krishtlindjes, duke theksuar se shpesh festimet moderne lënë në hije thelbin shpirtëror të saj.
" Përgjithësisht duket sikur Krishtlindja është thjesht konceptimi i një feste ku mblidhemi për të kaluar kohë me njëri tjetrin, ndarje dhuratash, ndoshta një pjesë mund ta shikoj si një mundësi për të dalë për të kaluar kohë diku, shpeshherë duke anashkaluar thelbin e Krishtlindjes.
Krishtlindja është festë por nuk ftojmë të zotin e Krishtlindjes në shumicën e rasteve. Sot nëse ne dalim në rrugët e Tiranës gjithçka duket sikur shkëlqen, ndriçon dhe ky mjedis me kaq shkëlqim do e ketë kohën shumë të shkurtër sepse ditët do kalojnë, Bashkia do i mbledhi dritat ti fusi në magazinë dhe për ti nxjerr vinin tjetër dhe pyetja ngelet çfarë është Krishlindja.
Në thelb është Krishtlindja është zemra e ëngjëllit, ardhja e perëndisë në mesin tonë në trajtën e një foshnje", u shpreh Muça.
