VIDEO-LIVE/ Mesha e Krishtlindjeve në katedralen "Ngjallja e Krishtit", drejtohet nga Kryepiskopi Joan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2025, 08:45
Besimtarët festojnë sot Krishtlindjet. Mesha e Shenjtë e Krishtlindjes po mbahet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë drejtohet nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Joani.
Gjatë shërbesës fetare, besimtarë të shumtë janë mbledhur për të kremtuar lindjen e Jezu Krishtit, një festë që simbolizon paqen, dashurinë dhe shpresën.
Krishtlindjet janë një nga festat më të rëndësishme për komunitetin ortodoks dhe kremtohen çdo vit me ceremoni fetare dhe aktivitete festive.

