KOLENDRAT PARA KRISHTLINDJES! Banorët e Rehovës mbrojnë traditën shekullore, fëmijët trokasin në dyer duke kënduar, marrin dhurata

Rehova në Kolonjë është një prej zonave ku ende ruhet tradita e Kolendrave, që lajmëron ardhjen e Krishtlindjes. Por banorët shprehen se kjo festë e vjetër po zbehet me kalimin e viteve dhe duhet trashëguar te brezat e rinj.

Tradita e Kolendrave, ku fëmijët këndojnë dhe trokasin në dyer, vijon të lajmërojë ardhjen e Krishtlindjes dhe urimin për begati në vitin e ri.

Banorët shprehen se kjo festë e vjetër po rrezikon të humbasë, ndaj kërkohet ruajtja dhe trashëgimia e saj te brezat e rinj.

Kjo është tradita e vjetër e festës së Kolendrave, festë e cila lajmëron ardhjen e Krishtlindjes dhe uron për begati në vitin pasardhës.

Fëmijët trokasin nëpër dyer, duke kënduar një këngë të vjetër dhe kur dera hapet, fëmijëve u jepen dhurata

Edmira Tërpo dhe Ali Cukali janë banore të Rehovës në Kolonjë që dikur dilnin si këta fëmijë, ndërsa sot hapin dyert e tyre kur kujtojnë si festohej dikur .