PËR HERË TË I, TURNE BOWLING NË TIRANË/ BO Bowling në QTU pret eventin ndërkombëtar
Të premten dhe të shtunën, Tirana u shndërrua në epiqendrën e një ngjarjeje historike për sportin shqiptar. Në ambientet e BO Bowling, në QTU, u organizua për herë të parë në historinë e bowlingut në vend një event europian, ku morën pjesë mbi 10 shtete të Europës, mes tyre Greqia, Italia, Sllovenia, Sllovakia, Çekia, Suedia dhe vende të tjera.
Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm për zhvillimin e bowlingut në Shqipëri, duke përcjellë një mesazh të qartë për publikun shqiptar: bowlingu nuk është vetëm argëtim, por edhe sport, me standarde dhe gara të nivelit ndërkombëtar.
Eventi u mbështet nga BO Bowling, Sivissidis, Coca Cola Bottling Shqipëria, Ujë Tepelenë dhe lëngjet Natural, duke kontribuar në organizimin e një aktiviteti të denjë për arenën europiane.
Finalja e këtij turneu u ndoq nga një numër i madh spektatorësh, të cilët përjetuan emocione të forta gjatë një gare tepër interesante dhe dramatike. Në fund, fitues i turneut u shpall Lefteris nga Greqia.
“Më pëlqeu shumë qendra BO Bowling. Është shumë mirë. Shpresoj të vi serish në turneun tjetër”.
Ai arriti të mposhtë në finale sportistin italian Mario, pas një përballjeje shumë të fortë.
“Faleminderit BO Bowling për organizimin madhështor. Jam shumë i lumtur për këtë event”.
Pas ndarjes së trofeve dhe çmimeve, eventi u përmbyll me festë, muzikë dhe argëtim, duke u ndërthurur edhe me 1-vjetorin e hapjes së qendrës më inovative të bowlingut në vend, BO Bowling në QTU.
Një fundjavë që hyn në histori dhe një tjetër hap përpara për sportin e bowlingut në Shqipëri.

