"Nuk ka fjetur fare"/ Monika Kryemadhi 'i qan hallin' Ilirit, paraqitet në SPAK duke komentuar 'BBVA': Janë shtuar fjetjet burrë me burrë

Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Gjatë mbërritjes në ambientet e SPAK, Kryemadhi ka tërhequr vëmendjen me deklarata ironike dhe batuta drejtuar kameramanëve dhe gazetarëve.

Në pamjet e siguruara nga 'Ora News', ajo dëgjohet t’i pyesë nëse e kishin parë në BBVA 5, ku ka dhe rolin e opinionistes.

Në vijim të bisedës, Kryemadhi ka komentuar edhe situata nga reality show, duke përmendur se Vernozi, një prej banorëve, sipas saj, nuk kishte fjetur gjithë natën pasi ishte caktuar të flinte me një burrë. Ajo shtoi me tone humori se “janë shtuar shumë këto fjetjet burrë me burrë”.

Pas këtyre deklaratave, Monika Kryemadhi është drejtuar drejt derës së SPAK, duke u larguar e qeshur, ndërsa procedura për masën e paraqitjes vijoi normalisht.