Ndryshime në buxhetin 2025/ E miraton Këshilli i Ministrave, qeveria jep shpërblim për personat me aftësi ndryshe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2025, 09:57
Këshilli i Ministrave ka miratuar bonus të veçantë për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre.
Në një postim të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale, ministri Petrit Malaj njofton se vlerësohet që bonusi arrin vlerën e 150 eurove, ndërsa prej saj përfitojnë 148.500 persona.
Bëhet me dije gjithashtu se të ardhurat që nuk janë përdorur nga ministritë dhe institucionet do të kalojnë në fondin për pensionet, që vlerësohet paraprakisht të jetë një shumë prej 150 mln euro.
