Ekonomia shqiptare për 2025/ Ekspertja Nunaj: Kemi një ekonomi stabël dhe në rritje, por jo mjaftueshëm për mirëqenie të theksuar

Në një lidhje direkte për OraNews ka qenë ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj e cila ka dhënë një pikëpamje ekonomike për Shqipërinë në vitin 2025.

Ajo e ka cekur këtë çështje në nivelin makro dhe mikro, pra ka sjellë një vlerësim të ekonomisë në tërësi dhe brenda familjeve shqiptare. Për të cilat ka thënë se kemi një rritje dhe stabilitet ekonomik por jo mjaftueshëm të ndjeshëm për të pasur një mirëqenie të theksuar.

"Nëse do analizojmë vitin 2025, po ta analizojmë në nivelin makro dhe mikro, se si ka qenë ecuria e ekonomisë shqiptare në tërësi.

Parametrat e saj kanë qenë parametra që kanë treguar një ekonomi të qëndrueshme, në rritje, edhe pse është një rritje të cilën, ne gjithmonë e kemi theksuar në analizat tona, që nuk është një rritje që përkthehet në një mirëqenie të ndjeshme për qytetarët.

Ndërsa në aspektin mikro, në aspektin familjarë, themi që edhe pse kemi një rritje të të ardhurave por edhe rritja e çmimeve edhe rritja e kostos në tërësi të jetesës, kanë bërë që familjet të jenë pothuajse në të njëjtin nivel.

Pra do themi që kemi një ekonomi të qëndrueshme, një ekonomi stabël, të vlerësuar pozitivisht edhe nga ana e institucioneve ndërkombëtare."-tha ajo.