Rama me fermerët: Do ndërtojmë laboratorë të akredituar nga BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të ndërtojë laboratorë të akredituar nga Bashkimi Evropian për fermerët.

Gjatë fjalës së tij në takimin për bujqësinë, Rama u shpreh se një punë tjetër që ka nisur dhe pritet që të finalizohet shumë shpejt janë regjistrat kombëtarë të fermave, parcelave dhe kafshëve.

“Ne do të bëjmë sistemin të integruar të administrimit dhe kontrollit. Do të finalizojmë regjistrat kombëtarë të fermave, parcelave dhe kafshëve. Është një punë e nisur dhe do ta finalizojmë. Do të ndërtojmë deri në fund laboratorë të akredituar nga BE. Ne do jemi të angazhuar që t’ju japim sa më shumë nga inflamacioni i domosdoshëm që duhet të merrni”, tha ai.