Me fermerët në Shqipërinë 2030/ “Do rrisim eksportet”, Rama: Produktet tona, në 80 vende të botës

 Kryeministri Edi Rama ka treguar sot objektivat për bujqësinë në vitet e ardhshme.

Gjatë fjalës së ti në takim me fermerët, Rama theksoi se tashmë produktet shqiptare eksportohen në 80 vende të botës.

Ndërkohë që shtoi se një objektiv kryesor është rritja e eksporteve sa më shumë. 

 "Eksportet ishin thjesht dhe vetë aktivitet i një grushti njerëzish fermerësh, që ia kishin dalë deri aty dhe deficit tregtare ishte katastrofë unikale në rajon se në euros nuk po hymë fare të bëjmë krahasime, Për çdo euro të eksportuar, ne importonim 9 euro në ushqim, ndërkohë që sot produktet tona shkojnë në 80 vende të botës dhe ekspertët kanë kaluar gjysmë miliardë euro dhe ndërkohë deficit nga 1 ME 9 është ulur në 1 me 3, dhe përpjekja jonë është që të shkojmë 1 me 2”, tha Rama.