VIDEO/ Një 10-vjeçar magjeps Spanjën: 'Barça më largoi. Kur të rritem do ta kuptoj pse'

Nico Garrido, një djalosh 10-vjeçar nga ekipi Sant Andreu në Spanjë, shkëlqeu në një intervistë të shkurtër, pasi luajti në një turne futbolli për të rinj në atë vend.

Me shumë personalitet, Garrido i habiti të gjithë duke zbuluar se idhulli i tij ishte Carles Puyol dhe i la shikuesit - madje edhe vetë intervistuesin - pa fjalë kur vendosi të kritikonte... Barcelonën, e cila e largoi nga akademia e tyre.

VIDEO/ Një 10-vjeçar magjeps Spanjën: 'Barça

"Jam tifoz i Barcelonës, por jam i mërzitur me ta. Më kanë transferuar kur isha 7 vjeç dhe më kanë larguar pa më shpjeguar pse. Kur të rritem, do ta kuptoj pse", tha Garrido, i cili më pas u pyet për Lamine Yamal: "Më pëlqen pak, por nuk e di çfarë ka ndodhur. Është 18 vjeç, por mendon se është Messi. Më pëlqen mënyra se si luan, është shumë i mirë, por..." shtoi ai.

Carles Puyol, natyrisht, ishte gjithashtu një temë bisede: "Ai ishte një lojtar shumë i fuqishëm. Më pëlqen mënyra se si komandonte (në fushë). Shikoj shumë video të tij në YouTube."

“Kjo është hera e parë që jap një intervistë”, përfundoi i riu.