FOTO+VIDEO/ Lushnja përfshihet nga atmosfera e festave

Atmosfera e festave të fundvitit ka përfshirë edhe qytetin e Lushnjës.

FOTO+VIDEO/ Lushnja përfshihet nga atmosfera e festave

Kryeministri Edi Rama, ndau pamjet e momenteve festive nga ky qytet, ku fëmijë dhe qytetarë të të gjitha grup-moshave kanë kaluar mbrëmje dhjetori në sheshin në qendër të qytetit.

Bredhi gjigant i Krishtlindjeve, dritat shumëngjyrëshe dhe dekori i veçantë e kanë shndërruar qendrën e qytetit në një atmosferë festive në muajin e fundit të vitit.