VIDEO/ “Një dëshirë, një buzëqeshje” për fëmijët pa kujdes prindëror

“Një dëshirë, një arsye për të buzëqeshur” është nisma e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për festat e fundvitit për fëmijët pa kujdes prindëror.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se nisma përfshin 138 fëmijë pa kujdes prindëror, që janë të akomoduar në 6 shtëpitë e foshnjës dhe fëmijës në të gjithë Shqipërinë.

Fëmijët kanë shprehur dëshirat e tyre në letra drejtuar Babagjyshit, dhe dhuratat për ta nuk kanë munguar. Çdo kuti me emrin e një prej fëmijëve mban brenda një dëshirë, një përqafim simbolik dhe një arsye më shumë për të buzëqeshur.

Kjo nismë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale u mbështet nga deputetët e Partisë Socialiste në Kuvend për përmbushjen e dëshirës së çdo fëmije.

“Sepse kur bashkohemi, mund të bëjmë ndryshimin – një fëmijë, një dëshirë, një buzëqeshje në një kohë”, vuri në dukje MSHMS.