Lahuta shqiptare njihet nga UNESCO, Vasil Tole: Një hap historik për kulturën tonë

Etnomuzikologu Vasil Tole,  i ftuari special në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” ka komentuar pranimin e lahutës shqiptare në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s. Sipas Tolës, Shqipëria ka gjithsej 15 lahutarë aktivë, të cilët ruajnë dhe interpretojnë këtë instrument tradicional të pasur me histori dhe vlerë kulturore.

Ai theksoi se lahuta e parë në Shqipëri është dokumentuar historikisht, duke nënvizuar rëndësinë e këtij instrumenti për kulturën dhe identitetin kombëtar.

Pranimi nga UNESCO është një njohje ndërkombëtare e trashëgimisë muzikore shqiptare dhe një hap i rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e saj.

“Ruajtja e kësaj tradite muzikore është një detyrë e përbashkët për artistët, institucionet kulturore dhe komunitetin, për të garantuar që lahuta të mbetet një simbol i gjallë i historisë dhe kulturës shqiptare”, theksoi Tole.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË