Shtohet me 44 mësues të rinj Regjistri Shtetëror i Diasporës
Regjistri Shtetëror i Diasporës, është shtuar së fundmi me 44 mësues të rinj, duke konsoliduar një trupë arsimtarësh prej 134 mësuesish në shkollat shqipe.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, tha se këta mësues kanë rol të jashtëzakonshëm jo vetëm në mësimin e shqipes, por si urë lidhëse mes kulturash, rrënjësh, përcjelljen e trashëgimisë ndër breza dhe në ndërtimin e një komuniteti shqiptar të qëndrueshëm e aktiv kudo në botë.
Ruajtja dhe transmetimi i gjuhës shqipe dhe e kulturës shqiptare tek brezat e rinj në diasporë është thelbësore për forcimin e identitetit kombëtar, lidhjen me rrënjët kulturore dhe ndërtimin e një komuniteti shqiptar të qëndrueshëm e aktiv kudo në botë.
Në këtë proces, roli i mësuesve është i pazëvendësueshëm, pasi ata janë ura që lidh traditën, gjuhën dhe vlerat shqiptare me brezat e ardhshëm.
Ky regjistër përmban listën e mësuesve, të cilët kanë të drejtë të japin mësim për programin e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë.

