Kuvendi e mbyll vitin mes kaosit, Sefa: PD-ja t’i vinte flakadanët firmave që dha për AP-në, jo për betimin e tij

Avokati Indrit Sefa i ftuar në një intervistë në “Ora News” komentoi zhvillimet e sotme në parlament, i cili u karakterizua nga kaosi dhe rrëmuja si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit politike të nxitura edhe nga zgjedhja e Endri Shabanit si Avokat i Popullit.

“Partia Demokratike bie pre e së njëjtës strategji që ka përdorur më parë, vetëm në një rast i ka rezultuar e suksesshm, kur kishte nevojë për të legjitimuar PD-në nën drejtimin e Sali Berishës, dhe aty ka pasur edhe mbështetjen e mazhorancës.

Ndaj edhe sot nuk e kuptova arsyen se pse e bënë, pasi duhej t’i vinin flakadanët formave të tyre që dhanë për Avokatin e Popullit dhe jo për betimin e këtij të fundit që ishte i propozuar nga vetë PD-ja”, u shpreh ndër të tjera Indrit Sefa.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME AVOKATIN INDRIT SEFA