DYSHJA E PANDARË/ "50 mijë euro te xhepi", Zeqineja dhe Bardhi me ironi drejt njëri tjetrit, deputetja: Kjo është opozita që duam (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2025, 12:12
Kuvendi u shndërrua sot për rreth një orë në një arenë debatesh të ashpra dhe tensione, ku deputetët e opozitës zbarkuan në foltore dhe disa prej tyre bllokuan ulëset e ministrave.
Mes akuzave, shtyrjeve dhe flakadanëve që u ndezën disa herë, opozita lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë Rama. Deputetja e PS, Zeqine Çaushi, publikoi një video në Instagram për të treguar gjendjen aktuale në sallë dhe komentoi: “Kjo është opozita që duam. E kanë me dëshirë të madhe të qeverisin, por nuk qeveriset kështu. Qeveriset duke ta dhënë pushtetin populli.”
Në mes të tensioneve, kryetari i PD-së, Bardhi, akuzoi qeverinë për korrupsion, ndërsa Çaushi iu përgjigj: “Ta tregoi Fieri ty yll”.
