"Bravo Dubai!" - Mbyllet seanca kaotike, Berisha jashtë Kuvendit: Pengmarrësi Ergys Agasi jeton i qetë me mbrojtje shtetërore

Për rreth 1 orë Kuvendi u kthye në arenë debatesh të ashpra dhe tensione, ku deputetët e opozitës zbarkuan në foltore dhe disa prej tyre bllokuan ulëset e ministrave.

Mes akuzave, shtyrjeve dhe flakadanëve që u ndezën disa herë, opozita lëshoi akuza në drejtim të qeverisë Rama, ndërsa kryefjalë ishte kryeministri Edi Rama dhe Belinda Balluku.


Ndërkohë, pas dy përjashtimeve, atë të Nokës dhe Balliut, rendi i ditës u votua pa diskutime, por nën prezencën e debateve të forta. Pas 1 orë tensionesh, Peleshi mbylli seancën plenare.

Sapo Peleshi deklaroi mbylljen e seancës, deputetët e opozitës ironizuan duke shtuar: "Bravo Dubai!

Kryedemokrati Sali Berisha nga oborri i Kuvendit dha dhe një deklaratë pë mediat ku tha se Ergys Agasi është njeriu i zi i pushtetit të Edi Ramës.

"Beteja jonë është për ligjin, Kushtetutën, shtetin ligjor. Motoja e tyre është vidh dhe ik. Ergys Agasi është njeriu më intim i Edi Ramës, terrorist me dy pengmarrje, dhe jeton i qetë, bile me mbrojtje shtetërore.

"Bravo Dubai!" - Mbyllet seanca kaotike, Berisha jashtë Kuvendit:

Lubi Balluku nuk vjen në parlament, ndonëse duhet të informoj shqiptarët se një pazar i pistë është bërë.

Pazari është, më në fund siç para njoftuar tre ditë më parë, se Rama në zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij midis Lindës dhe Belindës, midis Lubisë dhe Belindës.

Dhe mbrëmë ka vendosur të mbajë Lindën dhe të lëshojë Belindën. Tani, të tjerat do i ndiqni në parlament. Por parlament me ata të cilët zbatojnë moton vidh dhe ik, nuk ka dhe nuk mund të ketë. Ligji dhe vetëm ligji duhet të mbizotërojë", tha Berisha.