Përfundon Kuvendi me koas për 2025/ Balla: E sotmja nuk është lajm i ri, i njëjti skenar nga opozita ka ndodhur 18 vite më parë
Kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për mediat fill pas përfundimit kaotik të seancës së fundit parlamentar të këtij viti.
Ai është shprehur se e njëjta situatë mes zhurmës dhe protestës së demokratëve ka ndodhur plot para 18 vitesh në dhjetor 2017.
Balla ka thënë se ky qendrim i PD-së nuk është asgjë e re, teksa ka rikujtuar se në dhjetor të vitit 2018 kur do zgjidhej Prokurori i Përgjithshëm, Marta Marku, sot opozita ka ndërprerë punimet në normalitet të betimit të Avokatit të Popullit, Endri Shabani.
"E sotmja nuk është lajmi i ri. Asgjë e re nga fronti i Lindjes.
Po kujtoja sot plot 18 vite më parë në 18 dhjetor 2017 e njëjta pamje në Kuvendin e Shqipërisë.
Atë ditë zgjidhje Prokurori i Përgjithshëm, Marta Marku, sot pas tetë vjetësh bën betimin Avokati i Popullit, Endri Shabani. Një kandidat populli i propozuar ekskluzivisht me firmat e deputetëve të PD-së, mes tyre udhëheqës të lartë të asaj që ka mbetur nga Partia Demokratike.
E njëjta situatë edhe sot pas 8 vitesh ripërsëritur.
Ka ndodhur të njëjtat pamje dhe në dhjetor 2018 nëse mbani mend."- tha Balla.
