PËRFUNDON SEANCA PLENARE/ Kuvendi miratoi projektligjet teksa opozita përplaset me Gardën

Për rreth 1 orë Kuvendi u kthye në arenë debatesh të ashpra dhe tensione, ku deputetët e opozitës zbarkuan në foltore dhe disa prej tyre bllokuan ulëset e ministrave.

Mes akuzave, shtyrjeve dhe flakadanëve që u ndezën disa herë, opozita lëshoi akuza në drejtim të qeverisë Rama.

Kryeparlamentari Peleshi mbyll seancën e Kuvendit pasi janë votuar projektligjet dhe janë miratuar nga deputetët e mazhorancës.