Aksioni i SPAK tek AKSHI? Balla: Mezi prisja të flisja sot në Kuvend!

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla, u shpreh se priste me pa durim që të kishte në Kuvend debat sa i përket luftës kundër korrupsionit por kjo nuk ndodhi për shkak të kaosit dhe tensionit të shkaktuar nga opozita në Kuvend.

Ai u shpreh se SPAK mbështetet vetëm nga një forcë politike Partia Socialiste.

Taulant Balla: "Sa herë Kosova ka një festë, Saliu nga 91 e deri sot, e bën një dëm në Shqipëri. Dëmi i imazhit të sotëm lidhet dhe me këtë festë në Kosovë.

Unë i përgëzoj SPAK për këto aksione. Mezi prisja sot që të kishim një debat për luftën kundër kriminalitetit që e kishte kërkuar opozita, mes prisja se e kisha firmosur. SPAK e mbështet vetëm një forcë politike, që qartas është PS. Unë do të përgjigjem me të gjitha. Me qetësi dhe dashuri thoshte dikush".

I pyetur nëse e njëjta mbështetje do të vijojë edhe me kërkesën për heqjen e imunitetit të zëvendës kryeministres Belinda Balluku çka i hap rrugë arrestimit të saj, Balla u shpreh se do të ndiqen procedurat ashtu siç parashikohen nga ligji.

Taulant Balla: "Kuvendi i Shqipërisë, me gjithë klithmat e ulërimat e Bardhit, nesër nis procedurën, ashtu siç parashikohet. Duhet të ndjekim procedurën ashtu siç parashikohet".