KUVENDI I TURPIT/ Noka e lagu me ujë, komandanti i Gardës tenton hakmarrje, ngjitet në pjesën ku ndodhej demokrati...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2025, 11:13
Seanca e fundit e këtij sesioni është mbyllur brenda një ore.
Por kjo orë është shoqëruar me tensione të forta, teksa deputetët e PD zunë vendet e Ministrave dhe nuk u ulën në ndenjëset e tyre.
Po ashtu edhe Sali Berisha bllokoi foltoren dhe nuk pranonte të largohej.
Ndërkohë deputetë e PD janë përplasur fizikisht edhe me Gardën, teksa kërkonin që këta të fundit të dilnin jashtë.
Nga ana tjetër ata kanë ndezur disa flakadanë dhe kanë hedhur ujë dhe letra në drejtim të Niko Peleshit, por edhe Gradës.
Në një moment Noka ka hedhur ujë drejt komandantit të Gardës, ku ky i fundit i acaruar tenton të hakmerret.
Për të ndjekur live Kuvendin klikoni më poshtë:
