Kuvendi merr 5 minuta pushim/ Berisha nuk ndalon, i kërkon medias të mos largohet teksa merr fjalën në foltore

Berisha ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit edhe pse kryeparlamentari Niko Peleshi ka ndërprerë seancën për 5 minuta pushim.

Kjo gjë nuk e ka ndaluar kryedemokratin të marri fjalën mes tensioneve në sfond ku deputetët e opozitës po përplasen me Gardën dhe kaosi vijon të jetë i pranishëm duke ndërprerë kështu vazhdimësine rendit të ditës.

Krah tij është Luani Baçi dhe avokati i Berishës, Genc Gjokutaj.