(PAMJE) PARLAMENTI NË KAOS/ Digjet fibra e transmetimit të Kuvendit, ndërpritet sinjali për mediat

Teksa parlamenti vijon në kaos dhe Kuvendi ka vijuar menjëherë në kalim votimi të projektligjeve, mësohet se linja e transmetimit për mediat është dëmtuar.

Sipas të dhënave nga terreni raportohet se fibra e transmetimit të Kuvendit është djegur dhe sinjali që mundëson transmetimin e sesioneve parlamentare në Kuvend është djegur.

Momentalisht nuk bëhet me dije se çfarë mund të ketë shkaktuar këtë dëmtim.