VIDEO/ Salla: Investimet në bujqësi rrisin të ardhurat e fermerëve
Investimet në bujqësi po japin rezultate konkrete, duke rritur të ardhurat e fermerëve dhe duke nxitur përdorimin e modeleve të reja prodhimi.
Një shembull i tillë është Miklovan Petro nga Lushnja, i cili pas 13 vitesh përvojë në vreshtari ka nisur kultivimin e varietetit të rrushit “Red Globe” në një serë prej 4,3 dynymësh.
Investimi u realizua me mbështetje 50% nga Skema Kombëtare e Investimeve, duke mundësuar kalimin në një model prodhimi më modern, që garanton rendimente më të larta dhe dalje më të hershme në treg.
Për ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, skemat e mbështetjes po i nxisin fermerët të adoptojnë teknologji dhe praktika bashkëkohore, duke rritur konkurrueshmërinë e prodhimit vendas.
Miklovan Petro u bëri thirrje veçanërisht të rinjve që të investojnë në bujqësi, duke e konsideruar këtë sektor si një mundësi me perspektivë afatgjatë dhe të ardhura të qëndrueshme.

