“LUFTA” NDAJ PARASË NË DORË/ Bizneset e vogla, të papërgatitura për planin e qeverisë deri në 2030

Një pjese e biznesit të vogël e të mesëm nuk janë gati ti bashkohen luftës qe qeveria I ka hapur përdorimit të parasë në dorë. Sipërmarrjet kërkojnë trajnim dhe mbështetje në planin kufizimin e KESHIT.

Biznesi I vogël dhe i mesëm nuk është gati për të kufizuar pagesat me para në dorë, sipas një plani të qeverisë që synon reduktimin e e parasë kesh me mbi 60 % deri në vitin 2030.

Blerina Gjyriqi, përfaqësuese e një prej shoqatave të sipërmarrejeve, thotë se një pjesë e madhe e bizneseve mbeten ende larg këtij objektivi.

Ajo thotë se bizneset kanë nevojë për trajnim në terren, sepse ndryshimi nuk mund të ndodhë vetëm me urdhra dhe afate.

Thekson vështirësinë e përshtatjes me teknologjinë e POS-eve për të vetëpunësuarit e moshës së tretë.

Një tjetër vështirësi sipas saj do haset me sipërmarrjet në zonat malore.

Zbatimi i disa pikave të strategjisë së qeverisë për kufizimin e parasë CASh në qarkullim, parashikohet të nisë në janar të vitit 2026.