FOTO-LAJMI/ Myku mbulon pallatin e “Kontakt” në Tiranë, inxhinieri denoncon “eksperimentet” e Fatmir Bektashit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2025, 10:51
Inxhinieri Erion Softa ka denoncuar eksperimentet me pasoja të ndërtuesit Fatmir Bektashi me projektet që u shet qytetarëve.
Në një postim të fundit, Softa ka nxjerrë në pah mykun që ka pushtuar një nga pallatet e ndërtuara nga kompania Kontakt në Tiranë, në pronësi të Fatmir Bektashit.

Ndertuesi Fatmir Bektashi ne SPAK
“Ky eksperiment teknologjik i realizuar nga Fatmir Bektashi dhe i miratuar ne heshtje nga banoret vazhdon te zhvillohet.

Myku vazhdon te shkaterroje banoret dhe kalimtaret. Ka lezet, popull “firmato”, shkruan Inxhinjeri në një postim në Facebook.

