Çfarë u tha brenda mbledhjes së PD-së/ Bislim Ahmetaj me tone të ashpra ndaj Nokës: Mbajmë ty me makinë 100 mijë €, shpenzojmë shumë

Mbledhja e Kryesisë së PD-së ka sjellë debate dhe tone të ashpra midis anëtarëve demokrat.
Ndërkaq, OraNews ka arritur të sigurojë një pjesë të diskutimeve ku ka pasur tone të ashpra nga anëtari i Kryesisë, Bislim Ahmetaj ndaj deputetit Flamur Noka.

Ahmetaj fillimisht ka krahasuar Ervin Salianjin me Nokën duke përmendur aktivizimin e tij politik në rradhët e Partisë Demokratike, gjë që ka mbledhur shumë mbështetës në takimet e tij në Durrës dhe në qytete të tjera.
Ndërkaq, me tone ironie anëtari i Kryesisë i kujton deputetit Noka se janë duke shpenzuar shumë në mënyrë që të ecin përpara.

Diskutimet brenda mbledhjes:

I vetmi anëtar kryesie pro Salianjit, Bislim Ahmetaj: Salianji ka ardhur me shkop bejsbolli këtu e unë nuk e kam dashur. Po ai mbledh njerëz. Dil ti Flamur, a mbledh dot njerëz?

Se ne jemi shumë të zënë si parti, mbajmë ty me makinë 100 mijë euro me kondicioner ndezur Behar e dimër. Për këtë shpenzojmë më shumë. Jo për të takuar njerëz.

Berisha: Ata që po shkojnë tek takimet jashtë axhendës së partisë janë ata që në fushatë nuk punuan një ditë për PD-në por për Edi Ramën. Hysen Kadia ishte në Amerikë. Nuk bëri një ditë fushatë. Kam mesazhet.

Salianji: Kam unë fotografi fshatrave të Kavajës duke bërë fushatë (demirkati më i votuar i primareve në qarkun Tiranë). Kjo nuk është e vërtetë.

Himçi: kryetarët e grup seksioneve nuk erdhën në takimet e SB e duan të vijnë tek ty. Ata punuan në fushatë për Sara Milen

Salianji: po mirë, do t'i heqësh se po vijnë tek unë dhe po gjen arsye tani. E shikoni ku jemi katandisur? Ca po na ikin vetë, ca i hiqni ju, edhe nuk e kuptoni që e keqja jemi vetë.

Noka: Jam informuar se Suel Çela ka shantazhuar njerëzit tanë të mos ishin dje tek Berisha e të vijnë nesër tek ty