Pilku: Laboratorët në kufi janë të domosdoshëm për të mbrojtur konsumatorin

I ftuar në emisionin “Alert” në “Ora News”, drejtori ekzekutiv i IPQ-së, Ilir Pilku, theksoi domosdoshmërinë e laboratorëve në pikat kufitare për të garantuar sigurinë e produkteve ushqimore të importuara.

" Unë do të jap notat më pozitive. E vlerësoj këtë lloj nisme. Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë për të pasur një produkt sa më të sigurtë për konsumatorin.

Kjo do përmirësoj më shumë bazën ushqimore të blegtorisë, pra do të kemi një qumësht më të shëndetshëm. 

Ajo që unë do të thoja, të vetmin shqetësim që mund të kisha ishte pse këto ngarkesa pse nuk kthehen mbrapsht, sepse për ne është një kosto shumë e madhe për arsye të groposjes së atij produkti, pra të misrit duke i dhënë dhe konsumatorit një siguri, që këto ngarkesa se janë shumë, janë asgjesuar.

Në Elbasan janë identifikuar 2-3 ngarkesa në  magazinë që kishin hyrë më para.

Ajo që duhet të bëjmë, atë që bëjnë dhe të tjerët me neve është që në kufi identifikohet, prandaj është dhe ajo që ne duhet të kemi patjetër laburator në pikat tona kufitare, ku fluksi tregtar është i lartë dhe aty ku analizat e riskut janë më të larta", u shpreh Pilku.