Rama në Forumin Ekonimik: Shqipëria një korridor zhvillimi nga veriu në jug

Në takimin e sotëm të organizuar me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë në kuadër të ‘Tirana Economic Forum’, kryeministri Edi Rama ka theksuar përparimin e shpejtë të Shqipërisë drejt integrimit në BE dhe përparimin në disa sektorë si ekonomia, turizmi apo industria ushtarake.

“Shqiptarët dhe grekët kanë pasur vështirësi për të kuptuar se gjeografia nuk është një shtrëngim por është një mundësi dhe sot jemi më shumë se të vetëdijshëm për këtë horizont të ri dhe falë platformave si kjo.

Shqipëria nuk është më duke parë nga qoshja por duke qëndruar me vetëbesim ambicioz dhe largpamës.

Realiteti ka ndryshuar Shqipëria nuk shihet si një cep i largët, por si një vend ku gjërat ndodhin, kur reformat nuk janë premtime por praktika ku shndërrimet janë fakte të përditshme.

Ne kemi hapur të gjithë kapitujt me BE në një kohë rekord, e kemi dyfishuar buxhetin tonë, ndërkohë që deficiti është në nivelet më të ulëta të mundshëm.

Kemi dhe një sektor në rritje të turizmit, gjithashtu dhe një sektor i cili ku po rinovojmë infrastrukturën tonë na portet deri tek hekurudhat ku po shtyjmë transformimi digjital me një shpejtësi marramendëse.

Po luftojmë korrupsionin, po modernizojmë shtetin ndërkohë që pagat po rriten dhe industria ushtarake po rilind dhe po fillon me disa hapa shumë të mirë. Kjo po ndodh hap pas hapi mes punës dhe besimit.

Po ndërtojmë një ekonomi që matet me vlera përmes produktivitetit dhe inovacionit. Investimet e huaja direkt në vitin 2024 arritën 1.58 miliardë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë dhe është akoma në rritje.

Sot Shqipëria është pikërisht ky destinacion, një vend me stabilitet me qartësi. Në po e kthejmë vendin tonë në një korridor zhvillimi nga veriu në jug”, tha Rama.