SHBA - BE - BRITANI, ME SYTË TE SPAK/ Kërkohet transparencë në zgjedhjen e pasuesit të Dumanit: Procesi të jetë i hapur

Ambasada Britanike ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me procesin e zgjedhjes së Drejtuesit të SPAK, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për përparimin e Shqipërisë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

Në deklaratë theksohet se është thelbësore që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta zhvillojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente.

Mbretëria e Bashkuar shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me cilindo që do të zgjidhet në krye të SPAK, me synimin për të vijuar dhe forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

Reagimi i Ambasadës Britanike:

SHBA - BE - BRITANI, ME SYTË TE SPAK/ Kërkohet transparencë

Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente.

Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer.

Mesazhi i BE-së

SHBA - BE - BRITANI, ME SYTË TE SPAK/ Kërkohet transparencë

Në prag të zgjedhjes së kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila do të zhvillohet nesër në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Bashkimi Europian ka kërkuar që procesi të jetë i hapur, transparent dhe i bazuar në integritet profesional.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili do të marrë pjesë në mbledhje së bashku me ambasadorët e vendeve anëtare, deklaroi se zgjedhja e kreut të ri të SPAK është një moment kyç për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Në takimin e përbashkët me Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe KLP-në, ai theksoi se procesi i zgjedhjes duhet të zhvillohet me transparencë, përgjegjësi dhe integritet të plotë.

“Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, mori fjalën në takimin e sotëm të përbashkët mes Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku u diskutuan mënyrat për të rritur efikasitetin, cilësinë dhe integritetin në sistemin e drejtësisë.

Ai theksoi dy çështje që mbeten kryesore për gjyqësorin: vlerësimet realisht transparente dhe përcaktimi i qartë i përgjegjësive dhe standardeve për sigurinë në gjykata.

Në prag të zgjedhjes së nesërme të kreut të ri të SPAK, ku Ambasadori Gonzato do të jetë i pranishëm së bashku me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, ai shprehu besimin se anëtarët e KLP-së do të tregojnë nivelin më të lartë të përgjegjshmërisë dhe do të sigurojnë që Prokuroria e Posaçme të drejtohet nga një person me integritet të padiskutueshëm, i pavarur, profesionist dhe i përkushtuar ndaj standardeve më të mira të BE-së”, thuhet në reagim.

Reagimi i SHBA

SHBA - BE - BRITANI, ME SYTË TE SPAK/ Kërkohet transparencë

Një zyrtar i ambasadës amerikane në Tiranë, ka reaguar për News24 në lidhje me procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK.

Zyrtari amerikan tha se përsa i përket Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të Shqipërisë, pavarësia dhe efektiviteti i saj janë thelbësore për mbrojtjen e sigurisë së shqiptarëve.

“SPAK është gjithashtu një partner i çmuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar”, u shpreh zyrtari i ambasadës së SHBA-së në Tiranë.