VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (9 dhjetor 2025)
Skandinavia dhe Europa Lindore përjetojnë reshje të dendura dëbore, ndërsa Europa Qendrore dhe Alpet priten me shira intensivë dhe stuhi të forta ere. Ndërkohë gadishulli Iberik, Ballkani dhe Egjeu mbeten nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.
Sipas MeteoAlb, Shqipëria mbetet nën kushte të qëndrueshme atmosferike. Paraditja sjell kthjellime në ultësirën perëndimore, ndërsa pasdite vranësirat në Veri–Verilindje. Temperaturat luhaten nga 0°C në deri në 20°C. Era fryn e lehtë deri mesatare nga Verilindja mbi 30 km/h, me dallgëzim 1 ballë.
Kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Pjesa më e madhe e Europës do të jetë nën kushte të qëndrueshme atmosferike, me kthjellime në Ishujt Britanikë, gadishullin Apenin dhe Ballkan. Europa Lindore vijon me reshje të dendura dëbore.
Kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, vendi pritet me mot të kthjellët. Pas mesdites priten vranësira të lehta fillimisht në Veri, që më pas shtrihen në verilindje dhe juglindje, por pa reshje. Temperaturat luhaten nga 2°C deri në 19°C. Era fryn mesatare deri në 40 km/h nga Veriperëndimi, duke krijuar dallgëzim deri në 3 ballë.
